Gjatë fjalimit të tij në Romë, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili kësaj radhe po i viziton shqiptarët e Italisë, bëri një paralelizëm mes Greqisë dhe Italisë në pritjen e shqiptarëve dhe racizmit me të cilën u detyruan të përballen, në këtë vend. Italianët u sollën si askush tjetër u hapën rrugën shqiptarëve, tha Rama, nuk u ndryshuan as emrat, tha ai, sikur ndodhi në Greqi, që ishte një turp për historinë e Evropës demokratike. Italia e kohës fatmirësisht nuk ishte Greqia e asaj kohe. Ju shqiptarët e Italisë nuk i ndërruat emrat forcërisht siç indodhi në Greqi. Për një arsye të vërtetë e të lemeritshme që të gjithë e dimë e do të mbetet dhe njollë turpi në historinë demokratike. Por nuk ishin të pakta rastet kur e morët përsipër vullnetarisht këtë ndryshim të identitetit.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …