leoni

Me qëllim për t’u treguar sa më servile ndaj Izraelit, Qeveria e Kosovës mbështet krimet e Izraelit mbi palestinezët

Pjesëtarë e Shoqatës së Pensionistëve Invalidorë të Punës në Prishtinë kanë paditur Qeverinë për mos rritje pensionesh

Pensionistët  e Shoqatës së Pensionistëve Invalidorë të Punës në Komunën e Prishtinës kanë paditur individualisht Qeverinë e Kosovës për mos rritje pensionesh. Ata ankohen se pensionet momentale nuk ofrojnë as për së afërmi mundësinë e jetesës për shkak të çmimeve të larta. Ata po ashtu kërkojnë pastrimin e listës së pensionistëve pasi që ka shumë prej atyre që marrin pensione edhe në Kosovë, por edhe nga shtetet e tjera, Zvicra ose Gjermania. Pensionisti nga Shoqata e Pensionistëve, Hajrush Emini ka thënë për KosovaPress-in se janë dakord të rriten pensionet, por njëkohësisht duhet pastruar lista e atyre që marrin nga dy pensione. Pensionisti Qamil Haliti shprehet i mllefosur me Qeverinë aktuale, duke thënë se ka lënë pas dore këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë. Pensionisti, Kadrush Bullatovci, ikritikon Qeverinë Kurti se nuk po e ndihmon këtë kategori. AI thotë se iu është bashkangjitur të tjerëve në padinë e ngritur ndaj Qeverisë për mos rritje të pensioneve. Pensionistët në Kosovë  marrin 100 deri 260 euro në muaj, sipas kategorizimit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …