leoni

Ramush Haradinaj, konfirmoi kandidaturën e Rasim Selmanajt për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së

Ramush Haradinaj, konfirmoi kandidaturën e Rasim Selmanajt për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, konfirmoi kandidaturën e parë për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai ka bërë të ditur se ish-deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj do të jetë një nga kandidatët e partisë së tij që do të garojë për ta fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës. Shqiptarët në ish-Jugosllavi trajtoheshin si popull dytësor. Shumë familje shqiptare u ngritën kundër Jugosllavisë së atëhershme për ndarje nga ajo e për bashkim me Shqipërinë. Ndër ato familje që bënë shumë për çështjen kombëtare ishte edhe familja patriotike e atdhetare Selmanaj, pra të gjithë nga kjo familje duke kundërshtuar shtypjen e shqiptarëve u përballën me përndjekjet gjyqësore e politike të asaj kohe si separatistë që po e luftojnë Jugosllavinë. Angazhimi i tij për zgjedhjet e ardhshme na gëzon dhe do të jetë shtytje e madhe në misionin tonë për një Kosovë të sigurt e të zhvilluar, ka shkrua  me këtë rast, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …