Nëse sondazhet paraprake dalin të sakta, atëherë zgjedhjet për Parlamentin e ri Evropian pritet të tregojnë një rritje të mbështetjes për partitë popullore dhe të ekstremit të djathtë, të cilat janë tashmë pjesë e disa parlamenteve kombëtare. Këto forca mbështesin politika më konservatore dhe nacionaliste, janë kundër imigrimit dhe multi kulturalizmit, dhe disa janë kundër zgjerimit të BE-së. Zgjedhjet për Parlamentin Evropian do të mbahen nga data 6 deri më 9 qershor. Një sondazh nga Këshilli Evropian për Marrëdhënie me Jashtë ka zbuluar se partitë e së djathtës radikale do të forcohen ndjeshëm, duke marrë pothuajse një të katërtën e vendeve në Parlamentin e ri. Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar se “populistët e krahut të djathtë janë gati të shkatërrojnë atë që kemi ndërtuar për fëmijët tanë”. Analistët theksojnë se rritja e së djathtës ekstreme mund të ndikojë në politikat e BE-së, veçanërisht në çështjet e zgjerimit dhe marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …