leoni

Përçarje në PD pas refuzimit të përmbajtjes së Reformës në drejtësi

Përçarje në PD pas refuzimit të përmbajtjes së Reformës në drejtësi

Ka përfunduar me debate të ashpra mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Disa nga deputetët  kanë kërkuar arsyet pse ndryshoi qëndrim e djathta në lidhje me Reformën në Drejtësi. Deputetë që i kanë dalë kundër kryetarit Basha janë Majlinda Bregu, Genc Ruli, Astrit Patozi por dhe të tjerë që kanë qenë kritikues ndaj këtij qëndrimi, ndërkohë që ish-kryeministri Berisha është larguar nga mbledhja.  Gjatë diskutimeve mësohet se Sali Berisha ka kërkuar që ndërkombëtarët të kenë një rol vëzhgues, dhe jo vendimmarrës për vendin tonë. Disa ditë më parë deputetja e PD-së Majlinda Bregu është takuar me Ambasadorin e Amerikës në Tiranë,  Donald Lu me të cilin ka  diskutuar edhe për reformën.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …