Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës nuk pritet të gjejnë gjuhë të përbashkët për shpërndarjen e Kuvendit dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme. PDK propozon vetëshkarkimin e deputetëve si zgjidhjen më të mundshme, ndërsa LDK dhe AAK insistojnë që zgjedhjet e parakohshme mund të ndodhin vetëm përmes dorëheqjes apo shkarkimit të qeverisë Kurti. Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, thekson se përpjekjet për të bindur LDK-në dhe AAK-në do të vazhdojnë, duke synuar një unifikim për shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. Nga ana tjetër, deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, deklaron se zgjedhjet e parakohshme mund të realizohen vetëm nëse kryeministri Kurti jep dorëheqje apo shkarkohet.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …