leoni

U përkujtuan dëshmorët e kombit Bafti Haxhiu e Sali Zenuni në 25 vjetorin e rënies

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit Bafti Haxhiu dhe Sali Zenuni, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurore lulesh në varret e këtyre dëshmorëve. Përfaqësues të Institucioneve komunale, përfaqësuesit e Policisë, të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarë të dëshmorëve e familjarë të tyre por edhe personeli arsimor dhe nxënësit e shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti e Ramnishtë, përkujtuan dëshmorët në 25 vjetorin e rënies. Përndryshe të dy dëshmorët kanë rënë heroikisht me 26 maj  të vitit 1999 si pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atë në malet e Gorozhupit të Hasit. Me këtë rast, është mbajtur edhe manifestimi qendror në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani, ku u shënua edhe dita e shkollës nga nxënësit dhe personeli arsimor i shkollës fillore “Bafti Haxhiu”, me një program të pasur kulturor e artistik.

Gæti verið mynd af 1 einstaklingur og texti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …