leoni

Kryetari Latifi bëri homazhe në varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe në Hamoc

Në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime për lirinë e atdheut, sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Rahovec dhe në Hamoc, ku prehen djemtë më të zotë të këtij populli, në mesin e të cilëve edhe dëshmorët: Sadedin Hajda, Mexhit Mustafa, Jeton Kabashi dhe Bujar Thaçi. Beteja e Hamocit ishte e ashpër dhe heroike. Dëshmitë e kohës flasin dhe do të flasin, se si forcat pushtuese serbe do të hasin në rezistencën e fortë të luftëtarëve tanë. Në arenën e luftimeve me forcat e pushtuesit serb, në betejën e Hamocit, më 26 maj 1999, bie si burrat djaloshi guximtar dhe luftëtari i madh, Bekim Sylka nga Rahoveci. Gjaku u derdh, por, beteja vazhdoi dhe pas disa orë luftimesh, më 27 maj, falë qëndresës së trimave tanë bien në përpjekje edhe Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa, duke lënë pas nder dhe plot lavdi. Lavdi dëshmorëve që i përjetësuan emrat e tyre në histori në betejën e përgjakshme dhe heroike të Hamocit!

Mund të jetë një imazh i 13 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …