Në bronz u skalit Sadedin Hajda

Sot, në Rahovec, në praninë e Kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, të familjarëve Hajda, familjarëve të tjerë të dëshmorëve, të bashkëluftëtarëve, të nxënësve, mësimdhënësve dhe të pjesëmarrësve të shumtë, u bë zbulimin e bustit të dëshmorit të kombit, Sadedin Hajda, në oborrin e shkollës që mban me krenari emrin e tij. Njëherit, dita e sotme është edhe ditë feste për shkollën. Kryetari Latifi tha se, Sadedin Hajda ishte një luftëtar i dalluar që u flijua në Betejën e Hamocit. Komuna e Rahovecit ka mundësuar ndërtimin e bustit të dëshmorit të kombit, Sadedin Hajda. Para këtij busti, do të përulemi me përkushtim për ta nderuar dhe për ta lartësuar emrin dhe sakrificën e tij, për çdo ditë, muaj e vit. Lavdi dhe nderime dëshmorit të atdheut, Sadedin Hajda, si dhe të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit!

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe turmë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …