Mediet në Angli kanë publikuar një artikull sipas të cilit një operacion sekret për ndalimin e bosëve kriminelë shqiptarë që veprojnë në Britani i koduar “Crime State Nexus” ka nisur prej disa kohësh nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Projekti i nisur nga zyrtarë në Ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme ka si synim për të ekspozuar dhe vënë në shënjestër politikanët e korruptuar në Ballkan të lidhur me krimin e organizuar. Detajet e operacionit u zbuluan në dokumentet gjyqësore të qeverisë, në lidhje me një betejë ligjore mbi vendim për të ndaluar hyrjen në Britani të ish-kryeministrit Sali Berisha. Bandat shqiptare u përshkruan në dokumentet ligjore si një ‘kërcënim akut’ për Britaninë pasi janë ‘shumë të përhapura në krimin e organizuar nëpërmjet përfshirjes së tyre në tregtinë e kokainës, kontrabandës së njerëzve dhe prostitucionit”. Gazetat citojnë gjithashtu se të dhënat tregojnë se shqiptarët janë kombësia më e madhe e huaj në burgjet e Mbretërisë së Bashkuar. Britania e Madhe i ndaloi hyrjen në vend të ish-presidentit shqiptar Sali Berisha në korrik të vitit 2022, vendim të cilin ai e apeloi në Komisionin Special të Apelit të Emigracionit në Londër. Komisioni do të shprehet për këtë çështje muajin e ardhshëm. ( Dita)
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …