Anulohet tenderi i MASHTI-it për kontraktor individual në monitorimin e medieve, për qasje në dokumente publike e financiare Kur ishte publikuar, në tender përshkruheshin detyrat e përcaktuara për këtë pozitë. Një ndër to ishte edhe monitorimi i lajmeve që e atakojnë ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Kontrata ishte 12 mujore me pagë 600 euro. Pas bujës së madhe që shkaktoi ky tender, MASHTI kishte dalë me komunikatë për media. Në komunikatë thuhej se janë përdorur terma joadekuat në tender dhe kanë kërkuar falje. Gjatë hartimit të këtyre termave të referencës, ku pa dashje janë përdorur terma joadekuat. Për këtë lëshim të paqëllimshëm, Divizioni për Komunikim Publik u kërkon falje mediave dhe qytetarëve të Kosovës, thuhet në reagim. Monitorimi i mediave është detyrë të cilën, Divizioni për Komunikim Publik e kryen për shumë vite dhe kjo i ka shërbyer në vazhdimësi MAShTI-t për t’a mbajtur të informuar për lajmet që kanë të bëjnë me arsimin në Kosovë thuhet ndër të tjera në “arsyetimin” e MASHT-it.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …