Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për shtyp pas propozimit të ri të Partisë Demokratike për reformën në drejtësi, theksoi se nuk habitet “nga refuzimi i radhës”, pasi PD-ja “i ka dhënë sinjalet që nuk e do reformën”. “Partia Demokratike e ka bojkotuar procesin për një kohë të gjatë; ka hyrë e ka dalë nga procesi vetëm për ta ngatërruar atë; ka abuzuar me opinionin e Komisionit të Venecias, duke u kapur fillimisht pas një paragrafi 55 e më pas me paragrafin 88; është tallur me partnerët strategjikë të Shqipërisë duke u thënë se kishte frikë që Rama do të kapte drejtësinë… PD-ja nuk e ka pasur hallin te vendet e rezervuara, por ka rezerva për besueshmërinë e partnerëve strategjikë të Shqipërisë”, tha Rama. Kryeministri shtoi se PD-ja tregoi me propozimin e ri se “nuk i do të huajt nëpër këmbë sepse i frikësohet profesionalizmit të tyre. Çfarë do të thonë tani? Se kanë frikë që Amerika dhe Europa do i kapë drejtësinë?”, tha mes tjerash kryeministri Edi Rama. (TCH)
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …