Në konferencën përmbyllëse për medie, lidhur me procesin e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, shtruesi i Detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati përmbylljen e këtij projekti, e ka vlerësuar si një ditë të madhe për gjithë vendin, pasi sipas tij, ka vlerë të madhe në disa fusha. Ai ka treguar se çdo gjë ka shkuar sipas planifikimeve, pa ndonjë problem dhe se të dhënat e Kosovës do të jenë të krahasueshme në aspektin rajonal, por edhe në nivel global. Regjistrimi i popullsisë është një proces i numërimit të gjithë banorëve dhe mbledhjes së informatave demografike, ekonomike, sociale, arsimore, bujqësore dhe informatave të tjera për secilin person. Në këtë proces përfshihet edhe një pyetësor, i cili iu mundëson qytetarëve të deklarohen mbi dëmet e shkaktuara nga Serbia gjatë luftës në Kosovë. Në fund të numërimit të pjesëmarrësve në regjistrim, Kosova pritet t’i ketë rreth 1 milionë e 600 mijë banorë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …