Erza, vajza e Heroit të Kombit Xhemaj Fetahaj, ka uruar Babin e saj në datëlindjen e 60. Me këtë rast ajo ka shkruar:
Duke menduar se çfarë do të më sjellë ky vit, krejt natyrshëm më vjen Ti nëpër mëndje.
25 vite pa Ty! Për ironinë e fatit do të thotë 25 vite me mua .
Unë tani jam rritur dhe çdo vit, tortës sime i shtohet edhe një qiri me të cilin e shuaj edhe një vit pa Ty.
Por ky nuk është një tregim i dhimbshëm. Me këtë dua të them diçka të bukur. Të them se jam shumë krenare me Ty. Se të dua shumë.
Dhe më së shumti të dua për atë që e dije se me çfarë njeriu po na lenë pas.
Edhe pse Ti ke munguar dua ta dish se ne e patëm dhe e kemi Nënën ma të mirë në Botë. Ajo u kujdes që ne të mos na mungoj kurrë asgjë. Madje madje , ndoshta tingëllon dhimbshëm, por shpesh nuk ke munguar as Ti.
Dua të ta them se Ti mund të jesh krenar me neve, më vjen keq që u privove nga njohja me ne dhe mundësia që të shohësh si u rritëm dhe sa të mirë jemi bërë. Duke e ditur që tu privua dëshira Jote e madhe që të ishe me ne dhe pranë nesh më bën të mërzitëm.
Gëzuar Ditëlindjen Babi ❤️🍻
Me plot dashuri
Erza