Viti 2023, shënoi numrin më të ulët të vrasjeve kriminale, tha ministri i Brendshëm, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit teksa komentoi projektrezolutën e mazhorancës për luftën ndaj korrupsionit. Duke cituar gjetjet e një raporti, Balla tha se falë progresit të bërë, Shqipëria ka dalë nga 10 vendet e para me nivelin më të lartë të krimit të organizuar. Ministri i Brendshëm shtoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike janë prioritet e tyre kryesore. Balla theksoi se goditja e fortë ndaj grupeve kriminale do të intensifikohet çdo ditë.“Lufta kundër krimi të organizuar dhe përmirësimi i sigurisë publike janë prioritetet tona kryesore. Goditja e fortë ndaj grupeve kriminale do të intensifikohet. Hetimet komplekse më prokuroritë po çmontojnë grupe të përfshira në ngjarje të rënda. Vitin 2023 shënoi numrin më të ulët të vrasjeve kriminale. Iniciativa kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në raportin për vitin 2023, ka vënë në dukje se Shqipëria ka shënuar progresin më të madh duke ulur nivelin e kriminalitetit me 0.46 pikë duke e nxjerrë përfundimisht Shqipërinë nga 10 vendet e para me nivelin më të lartë të krimit të organizuar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …