Agim Çeku: Kosova gradualisht po hyn në NATO, edhe pse kjo organizatë, nuk është drejtpërdrejt e NATO-s

Ish-kryeministri i Kosovës, dhe komandanti i SHP të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, gjeneral Agim Çeku, ka folur për vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, lidhur me  avancimin e statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në atë të asocuar. Ai  ka thënë se iu ka gëzuar këtij lajmi, ndërsa  ka komentuar edhe dështimin e përpjekjeve të vazhdueshme serbe për ta penguar këtë proces. “Padyshim se është një lajm i mirë për Kosovën sepse Kosova gradualisht po e zë vendin e vet në organizatat ndërkombëtare aq më mirë këtë fakt e bën dështimi i përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë që ta pengojë avancimin e statusit të Kosovës. Kështu që Kosova gradualisht po hyn në NATO, në struktura të NATO-s edhe pse kjo është një organizatë, nuk është drejtpërdrejt e NATO-s, por është afër ku vendet mund ta shprehin qëndrimin e tyre… I jam gëzuar këtij lajmi”, ka thënë Çeku. Më tutje, Çeku ka thënë se hapi tjetër është anëtarësimi i plotë, duke shtuar se kjo thjesht Kosovën e fut në familjen e NATO-s dhe e lidh më shumë me këtë organizatë. Po ashtu, Çeku ka vlerësuar se anëtarësimi në NATO ka peshë më të madhe se sa anëtarësimi në Bashkimin Evropian .

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …