leoni

Ramush Haradinaj: Në vitin 2022 Vetëvendosje dhe Lista Serbe u koordinuan për të lenë veteranët jashtë Projekligjit për Pagën Minimale

Ramush Haradinaj: Për rrugëdalje duhet një platformë e përbashkët e opozitës, për qeverisje, por pa kryeministrin Albin Kurti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj iu ka përgjigjur një letre që i ka dërguar kryetari i PDK-së Memli Krasniqi dhe ku flitet  për mundësinë e dërgimit të vendit në zgjedhje. Ish-kryeministri Haradinaj ka theksuar për të pasur ‘rrugëdalje’ duhet një platformë e përbashkët për qeverisje, por sipas tij, pa kryeministrin Albin Kurti. “Në përgjigje të letrës së kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, shpreha qartë se rrugëdalja e vetme nga kriza në vend, është një platformë e përbashkët për qeverisje, pa Kurtin. Kjo sepse Kurti dhe qeveria e tij, janë fajtore për gjendjen e krijuar, e në këtë kontekst, Aleanca nuk lëviz nga qëndrimi që kjo Qeveri duhet ta përmbyllë mandatin e saj me dorëheqje, ose me shkarkim, e jo të amnistohet me vet-shpërndarje të Kuvendit”, ka shkruar Haradinaj në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …