Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar ashpër kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, lidhur me takimin e tyre të fundit ku u diskutua për mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Limaj e ka quajtur këtë veprim “puç institucional”, duke akuzuar Kurtin dhe Krasniqin për ndjekje të interesave personale përmes këtij takimi. Kurti sa ka qenë në Opozitë, thoshte se nga kafenetë nuk shkarkohet Kuvendi, nga skutat nuk deformohet vullneti i qytetarëve. Ky veprim është puç institucional kur dy njerëz mblidhen atje dhe për kalkulimet e tyre personale marrin vendime për diçka që atyre s’ju takon. Kush janë ata të marrë vendim për ta shpërndarë parlamentin, ka pyetur Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …