Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur për një situatë aktualisht të tensionuar në vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dhënë alarmin për një situatë të tensionuar në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar praninë e tri brigadave serbe, shumë afër kufirit me Kosovën, të cilat përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Ai theksoi se Serbia po rrit buxhetin për mbrojtjen dhe po furnizohet me armë nga Rusia, Kina dhe Irani. Sipas tij, tri nga katër brigadat serbe janë vendosur në jug të Serbisë, shumë afër kufirit me Kosovën, dhe kanë ngritur 28 baza ushtarake dhe 20 baza të xhandarmërisë në distanca nga 300 metra deri në 5 kilometra nga kufiri i Kosovës. Ky militarizim po bëhet në vazhdimësi. Vlerësojmë që Serbia vazhdon të jetë kërcënim për paqen dhe sigurinë, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë, ka nënvizuar ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …