U mbajt mbledhja e V-të e KPF-së në Deçan

U mbajt mbledhja e V-të e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit, mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF-së drejtori për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtar tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Plani për menaxhimin e fatkeqësive natyrore;

  3. Raporti i Komisionit për Emërimin e Rrugëve, Shesheve dh Hapësirave tjera Publike;

  4. Shqyrtimi i kërkesave;

  5. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pika tjera. Të gjitha pikat kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet me datë: 31.05.2024.

 

Kontrolloni gjithashtu

Me rastin e vdekjes tragjike të nxënësit Bleart Bekim Krasniqi, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi ka ngushëlluar familjen, personelin arsimor dhe nxënësit e SHFMU “Hilmi Hoti”

Me rastin e vdekjes së nxënësit Bleart Bekim Krasniqi – 21.11.2011- 18.09.2024 – Nxënës në …