Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë paralajmëruar se do të zhvillohen takime intensive të partive politike me qëllim të krijimit të një koncenzusi kombëtar për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të gjithë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ndërkohë, zyrtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë deklaruar se debati duhet të zhvillohet brenda institucioneve të Kosovës. Debat për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi kanë kërkuar edhe ambasadorët e disa vendeve përfshirë edhe atë të Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell. Ai ka sugjeruar Qeverisë së Kosovës që të mos nxitojë ta paraqes në Kuvend për miratim marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi pa bërë më parë një debat të gjerë në shoqëri për këtë çështje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …