Asfaltohet rruga Sllatinë – Ramjan

Ka filluar asfaltimi i rrugës Sllatinë e Epërme – Ramjan. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar për së afërmi këtë rrugë dhe u prit nga shumë banorë të këtyre lokaliteteve. Ata u shprehën të kënaqur dhe falënderues ndaj kryetarit Haliti për angazhimin të tij maksimal në teren dhe realizimin e shumë projekteve në dobi të qytetarëve jo vetëm në Sllatinë e Ramjan, po në çdo lokalitet. Kjo rrugë përveç që lidhë dhe i ofron mes vete këto dy lokalitete, ua lehtëson edhe qarkullimin banorëve.

May be an image of 12 people

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …