Në rrethana ende të pasqaruara ka ndërruar jetë dish-oficeri i Sigurimit të Shqipërisë, Bujar Hoxha, i cili disa ditë më parë rrëfeu për emisionin Inside Story disa nga krimet e dyshuara të shërbimeve greke. Tani për tani thuhet se Bujar Hoxha ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër. Paraprakisht nuk dihet nëse shërbimet jo miqësore kanë apo jo dorë në vdekjen, por denoncimi i tij në emesionin e Top Channel ishte shumë i fortë duke denoncuar për një krim konkret, vrasjen makabre të një agjenti shqiptar nga shërbimet greke. Bujar Hoxha ka thënë se Shërbimet Shqiptare, përballeshin me qasje agresive edhe nga fqinjët jugorë, Greqia, shtet i cili ndër shekuj nuk i ka fshehur qëllimet ekspansioniste në trevat shqiptare. Fatkeqësisht, dekadat e para inteligjenca shqiptare nuk kishte thuajse asnjë të dhënë mbi veprimtarinë intensive të spiunazhit grek. Strukturat e Kundërzbulimit në Vlorë, nuk kishin pasur asnjë rezultat për të siguruar informacion për spiunazhin grek.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …