Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se popullit të Kosovës i kanë mjaftuar tri vite për ta kuptuar paaftësinë fondamentale për moszgjidhjen e problemeve nacional. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Partisë, kreu i LDK-së ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti. Alternativë tjetër, sipas Abdixhikut do të jetë e papranueshme. Në këtë mision mosbesimi ndaj shtetësisë së shpërfaqur tashmë publikisht dhe krenarisht por bashkimi i së djathtës në Kosovë bëhet domosdoshmërisht. Ky për bashkim vjen si mision i ri politik i LDK-së, jo vetëm se jemi ruajtës për një trashëgimi 34-vjeçare por sepse jemi kultivues aktiv të Republikës së Kosovës. Tani rrugëtimi euroatlantik zhvillimi ekonomik nuk kanë gjasë siç u pa tash e tri vite e gjysmë me këtë pushtet popullsitë e majtist. Për popullin e Kosovës janë të mjaftueshme tri vite për të kuptuar jo vetëm mënyrën e bërjes politik por edhe paaftësinë fondamentale për moszgjidhjen e problemeve sidomos atyre nacionalë”, u shpreh Abdixhiku.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …