Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar se java e parë e qershorit është afati i fundit për zgjedhje të parakohshme në Kosovë. Ai ka shtuar se ditëve të fundit janë zvogëluar shanset që të ketë shpërndarje të Kuvendit. Gjithashtu, Konjufca thekson se do të ishte e pamundshme që të shkohet në zgjedhje në vjeshtë. Ndërsa, rreth deklaratës së BE-së, në të cilën është thënë se shefi i Bashkimit Evropian, Josep Borrell mund të përfshijë në raportin e tij për masa edhe mbylljen e bankave në veri, Konjufca ka potencuar se do të ishte mirë kur Borrell ta shkruajë raportin, t’i definojë se çka janë ato, pasi sipas tij ato janë banka të paligjshme të Serbisë në Republikën e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …