Edhe pas gati katër vjet nga arrestimi, Gjykata Speciale, në Hagë, ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-kryetarit të Kosovës Hashim Thaçi, pasi sikur thuhet verbalisht, se trupi gjykues konstaton që ekziston rreziku i pengimit të procesit gjyqësor. Në dokumentin publik është thënë se vendimi është marrë më 24 maj. Që nga vendimi i fundit i paraburgimit, nuk ka pasur zhvillime që zvogëlojnë faktorët që mbështesin nevojën dhe arsyeshmërinë e paraburgimit. Në të vërtetë, ecuria e vazhdueshme e gjyqit përmes dëshmisë së të gjashtëdhjetë e pesë dëshmitarëve dhe zhvillimet e tjera në këtë rast konfirmojnë në mënyrë të prerë domosdoshmërinë e paraburgimit”, është thënë vendimin për vazhdimin e paraburgimit. Zyra e Prokurorit të kësaj gjykate më 30 shtator 2022, ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, me të cilat ngarkohen për gjoja krime lufte e krime kundër njerëzimit.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …