Komuna e Skenderajt, nikoqire e organizimit të Javës së Gruas 2024

Komuna e Skenderajt ka qenë nikoqire e organizimit të Javës së Gruas 2024, me pjesëmarrje të komunave nga rajoni i Mitrovicës, ku është diskutuar mbi politikat lokale që synojnë ndikimin pozitiv të mirëqenies së grave. Në këtë ngjarje kanë qenë të pranishëm kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me drejtorët komunalë, drejtoresha e NDI në Kosovë Nancy Soderberg, zyrtarë komunalë nga Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Drenasi, Vushtrria, anëtarë të kuvendeve komunale, shoqëria civile dhe të ftuar tjerë. Pjesëmarrësit së bashku me zyrtarë lokalë dhe përfaqësues të shoqërisë civile diskutuan nëse skemat e granteve të ofruara në nivel lokal kanë kontribuar në rritjen e mundësive dhe mirëqenies së përgjithshme për gratë. Vlen të theksohet se 60% e granteve komunale për biznese në Skenderaj fitohen nga gratë! Debati i katërt për politikat, pjesë e Javës së Gruas, u organizua nga NDI Kosovë dhe Komuna e Skenderajt, dhe u mbështet nga USAID në Kosovë dhe Ambasada e Zvicrës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …