Kryetari Haliti merr pjesë në takimin e organizuar nga AZHR

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka marrë sot pjesë në takimin e organizuar nga Agjencioni për Zhvillim Rajonal -sektori lindje, me biznese të komunës së Vitisë. Ky takim kishte për qëllim njoftimin e bizneseve të komunës, rreth aplikimit për grante të financuara nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, në kuadër të skemës së granteve “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar” PZHRB 2022. Në këtë takim u bë me dije se synimi i përgjithshëm i këtyre granteve është zhvillimi socio-ekonomik rajonal i balancuar përmes zhvillimit të ndërrmarrësisë, zvogëlimi i papunësisë përmes krijimit të vendeve të reja të punës, me theks të veçantë për të rinjtë, përkrahja e zhvillimit të bizneseve të reja dhe atyre me potencial rritjeje dhe përkrahja e bizneseve që kontribuojnë në zëvendësimin e importeve. Përndryshe, “Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar” PZHRB 2022, përfshinë Start-up bizneset dhe Biznes ekzistues Lot – I dhe Lot – II Ndërsa kategoritë e Aplikantëve janë këto:

1) Start-Up Ide,

2) Lot 1 Biznese Ekzistuese – kanë të drejtë aplikimit sektorët dhe veprimtaritë pa përjashtim,

3) Lot 2 Biznese ekzistuese – të drejtë aplikimi kanë vetëm bizneset që segment të veqant kanë prodhimin.

Lot 1 – Start Up – ky Lot i dedikohet ideve të bizneset të cilat uk janë ende të rregjistruara si biznese.

Lot 1 – Biznese ekzistuese – duhet të kenë qarkullim prej 2,000.00 Euro deri në 10,000 Euro nga viti i fundit 2021 të dëshmuara nga ATK,

Lot 2 – Bizneset ekzistuese – duhet të kenë qarkullim prej 10,000.01 Euro deri në 300,00.00 Euro nga viti i fundit 2021 të dëshmuara nga ATK.

Shuma e Granteve

1) Start-Up Ide – nga 2,000.00 Euro deri në 5,000 Euro

2) Lot 1 Biznese Ekzistuese – nga 5,000.01 Euro deri në 10,000.00 Euro,

3) Lot 2 Biznese ekzistuese – nga 10,000.01 Euro deri në 20,000.00 Euro.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …