Kryetari Ramosaj organizoi takim pune me akterët e turizimit

Sot, Kryetari Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me drejtorin për Ekonomi dhe Zhvillim, z. Isuf Demhasaj, organizuan takim pune me akterët e turizmit nga Komuna e Deçanit. Takimi ishte i karakterit bashkëbisedues, ku të gjithë patën mundësi që të shpalosin të arriturat, problemet, sfidat nëpër të cilat po kalojnë në sektorin e turizmit. Komuna e Deçanit është shprehur falënderuese ndaj të gjithëve për shërbimin në fushën e turizmit, ku me anë të së cilave komuna e Deçanit po arrin të kompletoj ofertën turistike me gjithçka që ofron si vend. Deçani po punon që së shpejti të jetë kryeqendra e turizmit vendor!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …