Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të premten në Beograd, pas një takimi me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, se Serbia është e përkushtuar për dialog mbi çështjen e Kosovës sepse, siç vlerësoi ai, konfliktet e ngrira përfundojnë në “qindra e mijëra të vdekur”. “Jemi të përkushtuar për një dialog me Prishtinën nën kujdesin e Brukselit. Ne ishim gati për dialog në maj, do të jemi gati në qershor dhe gjithmonë, sepse ne besojmë se asnjë konflikt i ngrirë nuk është i mirë. E shihni se si përfundojnë, çdo pesë vjet dikush i shkrin dhe ato përfundojnë me qindra e mijëra të vdekur. Nuk na duhet kjo”, ka deklaruar Vuçiq në një konferencë të përbashkët për media me Pahorin, raportojnë mediat serbe.

Vlora Çitaku: Kryeministri Albin Kurti po e vazhdon vallen e përçarjes së shqiptarëve, në Ballkan

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka shkruar se kryeministri Albin Kurti po e vazhdon vallen e përçarjes së shqiptarëve në Ballkan. Ai  fryn zjarrit të ndasive mes vëllezërve dhe motrave në Luginë të Preshevës. Pas ndërhyrjes në zgjedhjet e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, mbajti tubim  elektoral me vetëm një parti politike. Në vend se të përpiqet t’i unifikojë ata, siç kishte bërë Shqipëria në zgjedhjet e fundit, Kurti po i fryn zjarrit të ndasive. Nuk kam arritur ende ta kuptoj entuziazmin e Kurtit për përçarje e ndasi – por kjo gjë nuk ka sjellë asnjëherë diçka në dobi të shqiptarëve. Ai është i  papërgjegjshëm deri në ekstrem”, ka shkruar Vlora Çitaku.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …