Pas kritikave të shprehura nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ndaj Bashkimit Evropian në lidhje me raportin përfundimtar për heqjen ose jo të masave ndëshkuese ndaj Kosovës, ka ardhur edhe përgjigjja e BE-së. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, reagoi kundër deklaratave të Konjufcës duke theksuar se BE nuk komenton deklaratat e rastësishme të zyrtarëve të ndryshëm shtetërorë. BE i di detyrat e veta, përqendrohet në to dhe i kryen punët e saj. Edhe këta njerëz duhet të bëjnë të njëjtën, tha zëdhënësi evropian, Peter Stano. Kjo përgjigje vjen në një moment të ndjeshëm për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, ndërsa pritet vendimi përfundimtar për masat ndëshkuese ndaj Kosovës.