Sejdi Veseli

Sejdi Veseli: Kisha e fundit e shqiptarëve ortodoksë të Gallapit, në fshatin, Rakinicë

Kisha e vjetër në Rakinicë, pak kilometra në veri të Gallabit  (ish Orllani), nuk është kishë serbijane siç pretendohet në  denoncimin e Dioqezës Rashë- Prizren të sektës shensviane dhe,  në akuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, kundër dy  priftërinjve ortodoksë shqiptarë, Niko Bllazhde, i njohur edhe  si Nikolla Xhufka dhe Lejdi Zagalli, se gjoja  paskan nxitur  urrejtje kombëtare, fetare dhe etnike, sepse paskan hyrë ‘në një kishë ortodokse serbe të pashfrytëzuar’ në nëntor të vitit  të kaluar.

Por, realiteti qëndron ndryshe. Kjo kishë e vjetër shqiptare  nuk ka funksionuar që prej se popullata e kësaj ane u  konvertuan në fenë islame.  Megjithatë, këtë kishë të quajtur kisha e Shën Mëhillit, që  nga mesjeta, e kanë ruajtur dhe mirëmbajtur vetë shqiptarët  gallabiot. Duhet theksuar, se këtë kishë e ndërtuan  gallabiotët shumë dekada pasi që trualli i tyre atëmëmëdhetar  u pushtua nga osmanet.

Kuptohet, se gjesti i dy klerikëve të ardhur nga Kisha  Kombëtare Ortodokse Shqiptare “Shën Kozmai” e Elbasanit, nuk  mundet të mirëpriten nga koloneli i asfalisë greke Janullatosi \ dhe sekti e tij, të vëllazëruar me sektin ‘shën’ savian serbo- madh dhe luftënxitës. Gjithashtu, as që mund të kuptohet  urtësi e priftërinjve ish pagëzues të ! tigrave të Arkanit”  dhe mospërfillës të Patrikanës së Stambollit, e autorizuar për  dhënien e autoqefalisë kishave ortodokse…

Organizimi i liturgjisë në Kishën e fundit Ortodokse të  Gallapit, në fshatin Rakinicë, me 28 Nëntor 2023, nuk duhet të  anatemohet si synim i uzurpimit të trashëgimisë shpirtërore  dhe kulturore të ashtu quajturës ‘Kishës Ortodokse Serbe’ në  Kosovë, por përkundrazi dërdëllitjet hegjemoniste të  serbomëdhenjve, brenda Sektes “Shën”savane, janë në vazhdën e uzurpimit të çdo gjëje në Kosovë.

Në fund, duhet të theksojë se arsyetimi i ngritjes së akt- akuzës, nga  Prokuroria Speciale e Kosovës  ndaj dy  priftërinjve ortodoks shqiptar. Karshi veprimit të tyre të drejt, më shumë kombëtarë, se sa  fetar, më përkujton ditët kohës së pushtimit dhe terrorit  serbo-çetnik, kur na ngritshin aktakuza me arsyetime identike  me këto që bëhen në këtë akt-akuzë.

 

Këtë kishë mund ta gjeni në hartë:

https://www.google.com/maps/contrib/101297720654973011696/phot

os/@42.8235422,21.2500026,12

Church of Fan Noli

Kisha Imzot Fan Noli

V85X+RQQ, Orlane

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …