Parku te xhamia e qytetit të Vitisë drejt finalizimit

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet që janë duke u zhvilluar në përfundimin e parkut, afër xhamisë së qytetit në Viti. Me këtë rast ai theksoi se institucionet komunale po punojnë gjithmbarshëm, në hapësirat gjelbëruese, në fushat sportive, në infrastrukturë, në krijimin e shesheve më të mëdha, hapësirave për biznes që është duke u punuar te posta qytetit. Ai theksoi se ky park është vetëm njëri prej parqeve të vogla por që është një park i kompletuar me trupa ndriçues, me gjelbërim, me drunj, ulëse, shporta e me gjitha kushtet e nevojshme të një parku për shfrytëzim, nga qytetarët e kësaj pjese të qytetit. Kryetari Haliti po ashtu tha se, ambiente të tilla janë duke u rregulluar edhe nëpër hapësira të tjera, si te shkollat e mesme, te shkolla fillore “Dëshmorët e Vitisë”, dhe do të vazhdohet me punime të shumta dhe hap pas hapi do ta ndërtojmë Vitinë e Re. Kryetari Haliti theksoi se deri më tani janë mbjellur 5 mijë drunj përskaj magjistrales, nga Remniku i Ri e deri në Budrikë e Ramjan.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …