Në një letër të diasporës së Shqipërisë në Itali, drejtuar kryeministrit Edi Rama, mërgata në Itali numëron më shumë se 600 mijë vetë. Më tej thuhet se brezi ynë është ai që realizoi ëndrrën e lirisë pas 50 vitesh në Shqipërinë komuniste dhe që filloi transformimin strukturor të vendit, duke e shoqëruar atë drejt demokracisë. I njëjti brez që gjeti shumë dyer mbyllur, por që mundi të rezistojë dhe të ndërtojë një të ardhme. Anija e Vlorës dhe tragjedia e Kanalit të Otrantos janë dy anët e së njëjtës medalje, janë dy eksode të paharrueshme, mes mirëpritjes e, herë-herë, refuzimit dhe, së fundi, integrimit në Itali. Jeta e komunitetit tonë në Itali ka qenë dhe është bërë nga puna e palodhur, duke u integruar në strukturën sociale dhe duke punuar në të gjithë sektorët (shërbime, ndërtim dhe punë të pavarur), duke kapërcyer paragjykimet dhe stereotipet për origjinën tonë. Integrimi i shqiptarëve në Itali përbëhet nga angazhime politike: në zgjedhjet e fundit parlamentare në Itali ishin mbi 700 kandidatë. Duke treguar se, ne, shqiptarët, me banim në Itali, jemi gati të japimim kontributin tonë në vendin që na priti por edhe në atdhe.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …