Në një bashkëbisedim të organizuar sot nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u diskutua rreth sigurisë në vend e rajon, dhe nevojës për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes në vend me qëllim përballimin e sfidave të ardhshme të sigurisë. Zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është një nga parakushtet për plotësimin e infrastrukturës së mbrojtjes së Kosovës në kohën e përballjes së sfidave rajonale dhe globale të sigurisë dhe në këtë aspekt fuqizimi i partneritetit me sektorin privat është i rëndësishëm për avancimin e sigurisë kombëtare. Ai tha se Amerika është aleati ynë kryesor në rrugëtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes dhe sigurisë. Ministri Maqedonci e vlerësoi bashkëpunimin me sektorin privat si një nga elementet e rëndësishme për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së vendit dhe një partner potencial për zhvillimin e industrisë së mbrojtjes së vendit tonë. Duke folur për investimet potenciale në zhvillimin e industrisë lokale të mbrojtjes, ministri Maqedonci theksoi kompletimin e legjislacionit që do të largonte disa nga barrierat në këtë aspekt.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …