Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së do të ftohen edhe 104 dëshmitarë thotë zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Mihael Doyle

Në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së do të ftohen edhe 104 dëshmitarë thotë zëdhënësi i Gjykatës Speciale në Hagë, Mihael Doyle. Sipas tij, procesi i gjykimit është në mes dhe se nuk dihet kur do të përfundojë. Lidhur me ankesat për zvarritje të procesit, ai konsideron se gjyqtarët janë të përkushtuar për të siguruar që procedurat të jenë të shpejta. Michael Doyle ka qëndruar të mërkurën në Prishtinë, ku ka informuar gazetarët për proceset gjyqësore në Hagë. Në intervistën për KosovaPress, ai flet për ecurinë e gjykimit kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Zëdhënësi i Speciales thotë se nuk dihet numri i saktë i dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim, veçse përmend se prokuroria së fundmi ka thënë se planifikojnë të intervistojnë edhe mbi 100 dëshmitarë. Doyle thekson se vështirë është të përcaktohet edhe kur do të përfundojë gjykimi në rastin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar që procesi të jetë i drejtë. Në njërën nga seancat e Dhomave të Specializuara në Hagë, ai ka thënë se gjykimi duhet të bëhet në kohë të arsyeshme dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pjesëtarë të përjashtuar të opozitës, janë përpjekur të futen me forcë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë

Pjesëtarë të përjashtuar të opozitës, janë përpjekur të futen me forcë në sallën e Kuvendit të Shqipërisë

Pjesëtarë të përjashtuar të opozitës janë përpjekur të futen me forcë në sallën e Kuvendit …