leoni

Kryetarja, Gordana Silianovska, gjatë betimit në Kuvend nuk pranoi të thotë Maqedonia e Veriut, por vetëm Maqedonia

Gordana Siljanovska largon nga përdorimi gjuhën shqipe në faqen e Presidencës të Maqedonisë së Veriut

Faqja zyrtare e presidencës së Maqedonisë së Veriut nuk ofron më përmbajtje në gjuhën shqipe. Opsioni për të shfaqur përmbajtjen në gjuhën shqipe është larguar, duke lënë faqen të disponueshme vetëm në gjuhën maqedonase. Ky ndryshim ndodhi pas zgjedhjes së presidentes së re, Gordana Siljanovska-Davkova nga VMRO-DPMNE. Fushata e kësaj partie ishte e përqendruar në retorikë anti-shqiptare, kundër BDI-së dhe ligjeve që promovuan gjuhën, flamurin dhe të arriturat e komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Vasalët shqiptarë të koalicionit VLEN, ende nuk e kanë komentuar këtë fillim të ri të kthimit prapa të të drejtave të shqiptarëve, pavarësisht se ka pasur paralajmërime të tilla, jo vetën nga kryetarja, Gordana Siljanovska-Davkova.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …