Lista Serbe ka kundërshtuar fuqishëm paralajmërimin e zëvendësdrejtorit të Policisë në Veri, Veton Elshani, lidhur me hapjen e Urës së Ibrit që ndan pjesën veriore dhe jugore të Mitrovicës, duke e cilësuar këtë lëvizje si të panevojshme dhe destabilizuese. Lista Serbe ka argumentuar se situata aktuale është pjesë e marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet delegacioneve përkatëse. Trafiku po rrjedh normalisht nga pjesa jugore në veri të qytetit përmes tri urave dhe një rruge lokale, duke e konsideruar hapjen e urës së Ibrit të panevojshme. Qëllimi është destabilizimi i situatës, thuhet në deklaratë, duke i bërë thirrje KFOR-it, EULEX-it dhe përfaqësuesve të Brukselit, që të ndërhyjnë për të parandaluar një krizë tjetër.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …