Bekim Haxhiu: Ekipet tona mjekësore po fyhen dhe poshtërohen në veri, Qeveria Kurti po hesht

Bekim Haxhiu: Ekzistonte urdhër nga Qeveria e Kosovës për të mos hapur zjarr kundër, Millan Radojçiqit

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka ngritur akuza serioze lidhur me një urdhër të supozuar që ndalonte ndërhyrjen ndaj Milan Radojçiqit dhe grupit të tij paraushtarak gjatë ikjes së tyre pas sulmit në Banjskë të Zveçanit. Sipas Haxhiut, ky urdhër mund të jetë pjesë e një marrëveshjeje të fshehtë, që përfshin zyrtarë të lartë të qeverisë, kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla. Haxhiu deklaroi se, bazuar në video-incizime dhe informata të brendshme, largimi i terroristëve drejt Serbisë ishte i qëllimshëm. Ai theksoi se njësitë elitare të Policisë së Kosovës kishin rrethuar zonën dhe ishin në pozicione për të ndërhyrë, por nuk vepruan për shkak të urdhrave që kishin marrë për të mos hapur zjarr. Bekim Haxhiu  kërkoi që zyrtarët policorë të përfshirë në këtë çështje,  të deklarohen publikisht dhe të mos mbrojnë pozicionet e tyre bë kundërshtim me interesat e  Kosovës. Haxhiu beson se raporti i publikuar për këtë ngjarje përmban argumente që mbështesin këto pretendime dhe nënvizon rëndësinë e transparencës dhe llogaridhënies nga ana e autoriteteve.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …