Shefi i GP të AAK-së, Besnik Tahiri, mori pjesë në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Këshillit të Evropës në Oslo, Norvegji. Ai ka deklaruar me këtë rast se sistemi politik që Kosova ka ndërtuar gjatë këtyre viteve është më i avancuar se disa sisteme politike në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Ne nuk do të braktisim përpjekjet për të ndërtuar shtetin dhe për të forcuar subjektivitetin e Kosovës në skenën ndërkombëtare. Përgjegjshmëria është çelësi i seriozitetit dhe i trajtimit si palë e respektuar nga faktori ndërkombëtar, ka deklaruar, Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …