Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, kryetar i komunës së Lypjanit, Imri Ahmeti, deklaroi se çdo variant marrëveshjesh paraprake do të ishte i pranueshëm përveçse Albin Kurti të mos jetë kryeministër. Ne po punojmë dhe mendojmë që do t’ia dalim mirë në zgjedhje. Natyrisht që cilido qoftë variant do të ishte i pranueshëm, veç Albin Kurti të mos jetë kryeministër. Imri Ahmeti. shtoi se LDK-ja synon të dalë e para në zgjedhje dhe ka vërejtur një rritje graduale. Unë besoj që në vazhdimësi po e shohim një trend të rritjes graduale dhe kjo për ne do të thotë se duhet të vazhdojmë punën edhe më tej e më të organizuar në këtë drejtim, ka nënvizuar sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, kryetar i komunës së Lypjanit, Imri Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …