Kryetari i “Forumit Intelektual Evropa 2030”, Artan Nimani, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti në përpjekjet e tij për të mashtruar partitë opozitare për zgjedhjet e parakohshme. Ato janë të nevojshme, por fillimisht duhet të ketë llogaridhënie nga Kurti, dhe më pas të merren hapat për shkarkim ose dorëheqje. Tri partitë opozitare kanë pasur qëndrim të njëjtë që fillimisht të kërkohet llogaridhënie ndaj kryeministrit Kurti për të gjitha dështimet e shkaktuara në vend, jo vetëm për marrëdhëniet ndërkombëtare por edhe për problemet e brendshme ekonomike. Megjithatë, ishte një tendencë e kryeministrit Kurti që ta mashtronte opozitën, duke tentuar që njëanshëm të shkojë në zgjedhje sipas mënyrës së tij. Artan Nimani saktësoi se opozita, përveç një subjekti politik, ka qëndruar e bashkuar në kërkesën për llogaridhënie dhe se qëndrimi i koalicionit Fronti Kombëtar është që fillimisht të kërkohet llogaridhënie për dështimet e vazhdueshme të Qeverisë Kurti dhe më pas të shkohet në zgjedhje përmes shkarkimit ose dorëheqjes.
Kontrolloni gjithashtu
Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …