Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka biseduar me deputetin e Bundestagut gjerman, Peter Bajer, lidhur me zhvillimet e sigurisë në Kosovë dhe rajon, duke theksuar rolin destruktiv të Serbisë në paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Ai vlerësoi partneritetin me Gjermaninë, një shtet anëtar i NATO-s, si thelbësor për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe për forcimin e paqes dhe sigurisë në vend dhe rajon. Ministri Ejup Maedonci kërkoi që asistenca dhe bashkëpunimi me Gjermaninë të thellohet edhe më tej. Ai shtoi se bashkëpunimi me këtë shtet mik dhe përkrahës të Kosovës, është jetik për zhvillimin e mëtejshëm të ushtrisë dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …