SHËNIMI I DITËS NDËRKOMBËTARE TË FËMIJËVE: FESTA E FËMIJËVE
DATA: E SHTUNË, 1 QERSHOR 2024
KOHA: 12:00 – 16:00
VENDI: PARKU TAUKBAHQE, PRISHTINË (adresa)
Save the Children Kosova/o, ka nderin të ju ftojë në ngjarjen festive e edukative për fëmijë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve më 1 qershor, 2024, e cila organizohet në partneritet me Komunën e Prishtinës, Ambasadën Gjermane në Kosovë, GIZ dhe organizatën gjermane “It’s for Kids” dhe mbështetet nga familja filantrope shqiptare në Gjermani – znj. Argjira dhe z.Valbon Mulaku.
Ky program synon të ofroj një hapësirë të sigurtë për të gjithë fëmijët të angazhohen në kënde të ndryshme interaktive, aktivitete rekreative, punëtori edukative, mbjellje të pemëve në park, si dhe shfaqje teatrale. Duke eksploruar mundësi kreative për të shënuar një ditë kaq të rëndësishme për të drejtat e fëmijëve, ne jo vetëm arrijmë të promovojmë të drejtat dhe mirëqenien holistike të fëmijëve, por poashtu shërben si një shembull i fuqizimit dhe gjithëpërfshirjes së fëmijëve në komunitetin tonë.
Ngjarja do të organizohet të shtunën, më 1 qershor 2024 në Parkun Taukbahqe, në Prishtinë.
Gjatë fjalimeve, do të ofrohet përkthim në gjuhën angleze dhe shqipe.