leoni

Zëvendëskryetari Aliu priti në takim përfaqësues të MAPL-së

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu bashkë me përfaqësues të tjerë institucional, kanë pritur sot në takim Ejup Kamberaj – Udhëheqës i Divizionit për Avancimin e të Drejtave Njeriut në komuna dhe Luljeta Ibishi Ferizi – Zyrtare e Lartë për të drejtat e Njeriut në komuna, nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. Në këtë takim u bisedua rreth hartimit të Planit të Veprimit për të Drejtat e Fëmijëve, ku nesër pritet edhe të lansohet Platforma për të Drejtat e Fëmijëve. Zëvendëskryetari Aliu u shpreh se komuna e Vitisë është e gatshme dhe mbështet një plan të tillë, me qëllim të përmirësimit të jetesës dhe të drejtave të fëmijëve. Po ashtu, gjatë këtij takimi u diskutua edhe rreth prioriteteve, sfidave, mirëqenies, ardhmërisë dhe të drejtat e fëmijëve në përgjithësi, me theks të veçantë në komunën e Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …