Kryetari Aliu mori pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar “Gratë e lirisë”

Kryetari Aliu mori pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar “Gratë e lirisë”. “Gratë e lirisë” titullohet filmi dokumentar që shfaqëm sot në Teatrin “Adriana”, shirit filmi ky që përmbledh rrëfimet emocionale, përpjekjet e pakursyera, historinë e dhembshme por edhe lavdinë e krenarinë në përpjekjen tonë për liri në periudhën e para luftës çlirimtare në Kosovë. Gratë i dhanë shumë Kosovës, lirisë së saj, pavarësisë e Republikës sot. Me nismën e grupit të veprimtareve të shquara kombëtare, prirë nga znj. Melihate Tërmkolli dhe znj. Sala Ahmetaj Çitaku dhe mbështetjen e Komunës, në mesin e dhjetëra grave e vajzave ferizajase – luftëtare të lirisë, veprimtare, mësuese, mjeke,  aktiviste e zonja të profesioneve e angazhimeve sociale të ndryshme, u shfaq ky dokumentar që përçoi emocione të veçanta kujtese, lavdie e krenarie mbi rolin e gruas shqiptare në lëvizjen për liri e pavarësi”- ka shkruar kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …