Konstituohet kuvendi i fëmijëve të komunës së Rahovecit

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Rahovecit u konstituua Kuvendi i fëmijëve, në një mbledhje të mbajtur në kuadër të aktiviteteve të cilat po zhvillohen për nder të 1 Qershorit, Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Gjatë mbledhjes konstituive të Kuvendit të fëmijëve, ekzekutivi dhe zyrtarë të Komunës së Rahovecit, i uruan fëmijët e përzgjedhur për këtë kuvend, duke iu dëshiruar punë të mbarë, nga të cilët kërkuan që ta ngritin zërin për pakënaqësitë dhe të angazhohen në punë të mira për shkollat prej nga vijnë. Kryetare e këtij kuvendi u zgjodh Diona Sokoli nga ShFMU “Isa Boletini”, nënkryetare Ernesa Durguti nga ShFMU “Sadedin Hajda”, si dhe sekretar u zgjodh Ron Haxhijaha nga ShFMU “Isa Boletini”.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …