Enver Hoxhaj

Ministri Enver Hoxhaj këmbëngul se Kosova nuk ka humbur territor gjatë demarkacionit me Malin e Zi

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj këmbëngul se Kosova nuk ka humbur territor gjatë demarkacionit me Malin e Zi. Ai ka thënë se çështja e demarkacionit është një temë e konsumuar dhe se procedimi i marrëveshjes do të ndodh javën që vjen në Qeveri për të vazhduar pastaj në Kuvendin e Kosovës. Duhet të përmbyllet ky proces. Nuk kam dal që ta shoh çdo bjeshkë të Kosovës por nga raportet që kam lexuar i cili është marrë me shënimin e vijës dhe nga bisedat që kam pas, kam përshtypjen që aty është çdo gjë është në rregull, ka deklaruar shefi i diplomacisë së vendit tonë, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit

Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …