Albin Kurti: Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë dhe mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe mbrojtje

Albin Kurti: Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe me Turqinë dhe mundësitë për bashkëpunim ekonomik dhe mbrojtje

Gjatë qëndrimit për  një vizitë në Turqi, kryeministri Albin Kurti ka shkruar se në Ankara është pritur nga kryetari i Turqisë, Rexhep Tiajip  Erdogan. Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e reja për bashkëpunim ekonomik dhe të mbrojtjes. Të hënën do të mbahet forumi i parë ekonomik për bizneset nga Kosova  dhe Turqia, duke ofruar një shans për thellimin e lidhjeve dhe nxitjen e investimeve”, ka shkruar Kurti. Ndërsa nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës njoftojnë se Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë përgjatë gjithë etapave të ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe zhvillimit të tij, sikurse shprehu edhe falënderimin për përkrahjen e Turqisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe për votën e deputetëve turq në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 16 prill të këtij viti dhe qëndrimin e Qeverisë së Turqisë në Komitetin e Ministrave të kësaj organizate, ka shkuar Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …