Kandidati për kryetar të Komunës së Bujanocit nga Partia Demokratike, Nagip Arifi, ka komentuar lidhur me zgjedhjet e 2 qershorit që do të mbahen në Serbi. Arifi ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për përkrahjen e dhënë vetëm për dy kandidatëve, duke theksuar se kjo nuk është një lëvizje e duhur. Sipas Arifit, qytetarët e Bujanocit nuk do të ndikohen nga thirrjet e Kurtit dhe do të votojnë sipas bindjeve të tyre. Ai gjithashtu ka sugjeruar se Kurti do të duhej të inkurajonte qytetarët e Preshevës që jetojnë në Kosovë të marrin pjesë në zgjedhje.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …